Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Putin do të fitojë më pak ulëse në parlament


Partia në pushtet e kryeministrit rus, Vlladimir Putin, pritet të marrë një shumicë shumë më të vogël në parlament në zgjedhjet e 4 dhjetorit, sipas parashikimeve të anketuesit më të madh të pavarur në vend.

Bazuar në sondazhin e fundit të opinionit para zgjedhjeve, qendra Levada tha se partia e Putinit, “Rusia e Bashkuar”, do të fitojë rreth 252-253 vende në prej 450 vendeve në parlamentit, nga 315 që ka tani.

Anketuesi parashikoi se “Partia Komuniste” do të vijë në vend të dytë me rreth 94 vende, pasuar nga partia nacionaliste “LDPR” me 59 vende dhe partia “Vetëm Rusia” me 44 vende.
XS
SM
MD
LG