Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në sheshin Tahrir


Protestat e reja në Egjipt kanë hyrë sot në ditën e nëntë me radhë, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve të para të lira parlamentare në këtë vend.

Aktivistët kanë qëndruar në sheshin Tahrir në Kajro, përgjatë natës për të shtyrë përpara kërkesat e tyre që këshilli ushtarak të largohet menjëherë.

Edhe pse deri më tani janë vrarë 41 njerëz, këshilli ushtarak i Egjiptit nuk tregon ndonjë shenjë largimi.

Në fakt, ata kanë premtuar të shtyjnë përpara zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 dhe kanë caktuar një kryeministër të ri për të udhëhequr një “qeveri të shpëtimit kombëtar”.

Kamal Ganzuri, i cili mbajti postin e kryeministrit nën udhëheqjen e Hosni Mubarakut, e përshkroi detyrën e tij si "jashtëzakonisht të vështirë" dhe listoi prioritetet e tij duke filluar me sigurimin e rrugëve dhe ringjalljen e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG