Ndërlidhjet

Nuk përjashton mundësinë për “fajin” e NATO-s


Zëdhënësi i trupave të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan konfirmoi se forcat ajrore të këtij misioni janë thirrur në mbështetje të trupave në terren gjatë një incidenti në kufirin me Pakistanit, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që këto trupa të jenë përgjegjëse për vdekjen e ushtarëve pakistanezë.

Zyrtarët pakistanezë thonë se nga sulmi i helikopterëve të NATO-s kundër një pike kontrolli të ushtrisë në veri-perëndim të Pakistanit janë vrarë të paktën 26 ushtarë.

Islamabadi ka dënuar sulmin.
XS
SM
MD
LG