Ndërlidhjet

Dhjetë të vrarë në Siri


Grupi “Vëzhguesi i të drejtave të njeriut në Siri” me seli në Londër, njoftoi se forcat siriane kanë vrarë së paku 10 persona sot, vetëm disa orë përpara se Liga Arabe të fillojë votimin rreth sanksioneve diplomatike dhe ekonomike kundër Damaskut.

Ky grup ka njofuar se forcat siriane kanë vrarë 10 persona në operacionet e tyre në qytetet Homs, Kusair dhe në afërsi të Damaskut.

Këto raoprte vijnë në prag të takimit të Ligës Arabe në Kajro për të ratifikuar sanksionet e diskutuara dje kundër Sirisë, për shkak se kjo e fundit ka dështuar në lejimin e vëzhguesve për të monitoruar implmentimin e planit të paqes.
XS
SM
MD
LG