Ndërlidhjet

Rezultate të papritura në Osetinë Jugore


Në votimet e së dielës për zgjedhje presidenciale, që janë numëruar në 74 distrikte nga gjithsej 85 sosh në Osetinë Jugore, ish ministrja e arsimit, Alla Dzhiojeva është duke prirë.

Ministri i situatave emergjente, Anatoli Bibilov, i cili ka edhe mbështetjen e Moskës, pritej që të fitonte por rezultatet e deritashme tregojnë se Dzhiojeva ka fituar 56.7 përqind ndërsa Bibilovi rreth 40 përqind.

Komisioni Qendror Zgjedhor në Osetinë Jugore, thotë se do të marrë pesë ditë kohë përpara shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Osetia Jugore është rajon separatist i Gjeorgjisë, të cilin e njeh vetëm Rusia.
XS
SM
MD
LG