Ndërlidhjet

OECD shpreh shqetësimin për eurozonën


Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik sot tha se eurozona 17-anëtarshe është në një recesion të butë dhe se tani po e kërcënon ekonominë botërore.

OECD, në një raport tha se kriza e borxhit në eurozonë "paraqet rezikun kryesor për ekonominë botërore për momentin".

Ai paralajmëroi se një "ngjarje e madhe negative" - një referencë e qartë për mundësinë largimit nga eurozona të një ose më shumë vendeve – rrezikon të dërgojë SHBA-të, Japoninë dhe ekonomitë e tjera të përparuara në recesion.

OECD përfaqëson ekonomitë më të përparuara të botës, duke përfshirë ato në eurozonë, SHBA dhe Japoni.
XS
SM
MD
LG