Ndërlidhjet

Egjipt: Ka filluar dita e dytë e zgjedhjeve parlamentare


Në Egjipt kanë vazhduar për të dytën ditë me radhë, votimet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e para pas përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, në muajin shkurt të këtij viti.

Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur fillimin e zgjedhjeve në qytetet Kajro dhe Aleksandria, duke thënë se votimet duken se kanë qenë paqësore dhe me pjesëmarrje të lartë të votuesve.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha se raportet e hershme nga monitoruesit e pavarur amerikanë për zgjedhjet në Egjipt, ishin “mjaft pozitive”.
XS
SM
MD
LG