Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 1 dhjetorin në vite...


The Beatles, 1964
The Beatles, 1964
1963 – “I Want to Hold Your Hand” (Dua të ta mbaj dorën) – kënga e parë e grupit legjendar “The Beatles”, publikohet në Shtetet e Bashkuara.

1934 – Sergei Kirov, bashkëpunëtori i Jozef Stalinit, vritet në selinë e partisë në Leningrad.

1941 – Në SHBA krijohet Patrulla Civile Ajrore. Në prill të vitit 1943 ajo vihet nën juridiksionin e Forcave Ajrore të Ushtrisë.

1955 – Rosa Parks, një rrobaqepëse me ngjyrë në Montgomeri, refuzon t’i lëshojë vendin një burri të bardhë. Ajo arrestohet, duke shënuar një moment historik në lëvizjen e të drejtave civile në SHBA.

1965 – Nis transporti ajror i refugjatëve nga Kuba në SHBA.

1973 – Dejvid Ben-Gurion, themeluesi i Izraelit dhe kryeministri i parë i tij, ndërron jetë në moshën 87-vjeçare.

1989 – Parlamenti i Gjermanisë Lindore shfuqizon garancitë kushtetuese të supremacisë që i përkisnin Partisë Komuniste.

1990 – Iraku pranon ofertën e SHBA-së për të biseduar në lidhje me zgjidhjen e krizës në Gjirin Persik.

1991 – Ukrainasit votojnë me shumicë dërrmuese për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.

2009 – Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, urdhëron shkuarjen edhe të 30 mijë trupave amerikane në luftën në Afganistan, por premton se do të fillojë tërheqjen pas 18 muajsh. (v.t.)
XS
SM
MD
LG