Ndërlidhjet

Këshilli veri - atlantik dënon sulmet në veri


Këshilli veri-atlantik, përmes një komunikate për shtyp, ka bërë të ditur se ka diskutuar me partnerët dhe aleatët e NATO-s për situatën në veri të Kosovës.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, të cilën ne vazhdojmë ta monitorojmë me kujdes. Dhuna e ushtruar ndaj KFOR-it është e papranueshme dhe ne dënojmë atë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Më tutje Aleanca bën të ditur se e mirëpret deklaratën e presidentit serb, Boris Tadiq, e cila duhet të pasohet nga veprime konkrete.

“Ne kërkojmë nga të gjitha palët që ta mbajnë situatën nën kontroll dhe të bashkëpunojnë plotësisht me të gjithë aktorët ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurohet liri e lëvizjes pa ndonjë shtyrje”, vazhdon komunikata.

“Aleatët e NATO-s dhe partnerët e KFOR-it u bëjnë thirrje Prishtinës e Beogradit të vazhdojnë me pjesëmarrjen e tyre konstruktive në dialogun e mbikëqyrur nga Bashkimi Evropian”, thuhet në fund të komunikatës për shtyp të Këshillit veri-atlantik.
XS
SM
MD
LG