Ndërlidhjet

Obama synon luftë më të fortë kundër AIDS-it


Presidenti amerikan, Barak Obama ka vënë një qëllim të ri për luftimin e gjithmbarshëm të AIDS-it, nëpërmjet paralajmërimit të vizionit të tij për të siguruar shërim për 2 milionë njerëz më shumë deri në fund të vitit 2013.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Obama, i cili pritet të flasë në Ditën Botërore kundër AIDS-it në Uashington, do ta parashtrojë synimin e tij në këtë forum, ku do të marrin pjesë edhe lideri i bendit U2, Bono, këngëtarja Allisha Keis dhe senatori republikan, Marko Rubin.

Shënjestra e Obamës për të luftuar AIDS-in do të rritej në 6 milionë, nga qëllimi i tanishëm që është trajtimi i 4 milionë njerëzve që janë të prekur nga ky virus.
XS
SM
MD
LG