Ndërlidhjet

Medvedev kërkon nga votuesit të bëjnë zgjedhjen e duhur


Presidenti rus Dimtri Medvedev, në një adresim televiziv para qytetarëve të vendit të tij, ka kërkuar nga votuesit që të bëjnë zgjedhjen e duhur në zgjedhjet parlamentare në Rusi, që pritet të mbahen të dielën.

Medvedev, i cili kryeson listën e partisë së tij, tha se vendit i nevojitet një trup legjislativ i besueshëm, me politikanë të përgjegjshëm dhe jo një qeveri e ndarë e me dallime të thella.

Ai shtoi se zgjedhjet që po vijnë do të tregojnë një nivel të lartë të demokracisë dhe se, të shtatë partive të regjistruara për pjesëmarrje ne zgjedhje, u është dhënë mundësia për një garë të lirë e të drejtë.
XS
SM
MD
LG