Ndërlidhjet

Siri: 34 vetë të zënë nga militantët proqeveritarë - të vrarë


Aktivistët thonë se 34 sirianë, të rrëmbyer nga militantët proqeveritarë “shabiha”, sot janë gjejtur të vrarë në qytetin Homs.

Vëzhgimi sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se civilët ishin zënë nga disa “lagje anti regjim”, në qytetin qendror Homs.

Kjo organizatë tha se focat lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, poashtu sot, kanë vrarë shtatë vetë në këtë qytet.

Afro 63 persona ishin vrarë gjatë fundjavës, ndërsa së paku gjysma e tyre në Homs.

Gjatë ditës së sotme, ushtarët dezertorë i kanë vrarë katër pjesëtarë të forcave të sigurisë në provincën Dara.
XS
SM
MD
LG