Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s pritet të hapin takime dy ditore sot në selinë e aleancës në Belgjikë.
Këto bisedime pritet të përqëndrohen në situatën e Afganistanit dhe Pakistanit, si dhe marrëdhëniet me Rusinë.
Takimet vijë në mes të tensioneve të ngritura me Pakistanin pas një sulmi ajror nga avionët e NATO-s në afërsi të kufirit afgan muajin e kaluar, që vrau 24 ushtarë pakistanezë.
Ministrat pritet që gjithashtu të diskutojnë rreth takimit ndërkombëtar të kësaj jave për të ardhmen e Afganistanit, si dhe rreth misionit të aleancës në Kosovë, pas dhunës së kohëve të fundit me serbët ku 50 trupa të NATO-s mbetën të plagosur.
Të enjten, ministrat e NATO-s do të bashkohen me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, për një takim të Këshillit NATO-Rusi.
Ky takim pritet të përqëndrohet në shqetësimet e Rusisë për vendosjen e planifikuar të një sistemi të mbrojtjes raketore të NATO-s në Evropë, dhe vjen pas kritikave të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Klinton, për zgjedhjet parlamentare të Rusisë.