Ndërlidhjet

Presidenti i Kirgizisë kërkon krijimin e koalicionit të ri parlamentar


Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev ka kërkuar sot nga Partia e tij Social Demokrate që të formojë koalicionin e ri qeverisës në parlament.

Atambaev u takua me liderin e kësaj partie, Hunubai Tursunbekov dhe i tha atij që të mos formojë një koalicion që është i interesuar vetëm për mbajtjen e pushtetit, pasi që një gjë e tillë do të vendoste themelet për kritika e mospajtime.

Tursunbekov tha se ai do të provojë që t’i përfshijë katër nga pesë partitë e përfaqësuara në parlament, në koalicionin e ri qeverisës.
XS
SM
MD
LG