Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 20 sirianë


Aktivistët thonë se të paktën 20 civilë u vranë sot nga forcat e sigurisë në Siri, 11 prej tyre në rajonin e pikës së nxehtë, Hama.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër tha në një deklaratë se trupat e mbështetur nga tanket mësynë qytetin e Hamas pas një greve të përgjithshme tre-ditore.

Ky ishte inkursioni i parë i blinduar në qytetin Hama, që prej një ofensive me tanke në gusht të këtij viti që përfundoi protestat e mëdha në qendër të qytetit.

Luftëtarët anti-regjimit u përpoqën për të ndaluar forcat në një urë në qytet, dhe dy automjete të blinduara janë raportuar të shkatërruara.

OKB-ja thotë se së paku 5000 njerëz janë vrarë në Siri që nga fillimi i protestave nëntëmujore pro-demokracisë dhe kundër sundimit të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG