Ndërlidhjet

Paraburgim për dyshim të përfshirjes në krim të organizuar


Një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren ka urdhëruar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për një person të akuzuar për kontrabandim të personave dhe për krim të organizuar, ka njoftuar zyra e EULEX-it.

Personi ishte arrestuar të mërkurën më 14 dhjetor.

Operacioni ishte kryer nga një Njësit i Përbashkët Hetues për Krim të Organizuar i Policisë së EULEX-it dhe Drejtorisë për Krim të Organizuar të Policisë së Kosovës.

Për personin dyshohet se ka qenë i përfshirë në transportimin ilegal të personave nga Turqia për në Itali përmes Bullgarisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Sllovenisë.
XS
SM
MD
LG