Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 18 dhjetorin në vite...


Karriga elekrike

Karriga elekrike


1969 – Britania e Madhe heq dënimin me vdekje.

1774
- Perandoresha Maria Tereza përjashton hebrenjët nga Praga, Bohemi dhe Moravia.

1787 - Nju Xhersi u bë shteti i tretë që ratifikoi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1849 – Bëhet fotografia e parë e Hënës me një teleskop, nga shkenctari Uilliam Bond.

1862 – U hap spitali i parë ortopedik në Nju Jork. Emrin ia vunë “Spitali për të thyer dhe të gjymtuar”.

1917 - Dyshja sovjetike Stalin – Lenin e deklaron Finlandën e pavarur.

1945 – Uruguai bëhet pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

1972 - SHBA fillon bombardimet e saj më të mëdha në Vietnamin Verior gjatë luftës në këtë vend.

2008 - Një gjykatë e OKB-së në Tanzani dënoi ish kolonelin e ushtrisë së Ruandës, Teonest Bagosora, për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, për organizimin e vrasjeve të më shumë se gjysmë milion njerëzve në vitin 1994.

Aktori Bred Pit mbush 48 vjet.(g.k.)
XS
SM
MD
LG