Ndërlidhjet

Kosova ka stabilitet financiar!


Eurozona
Eurozona
Sistemi financiar në Kosovë është i qëndrueshëm dhe nuk ka asnjë paralajmërim të hershëm se sistemi bankar i Kosovës mund të goditet në çfarëdo mënyre nga krizat ekonomike në sektorin financiar.

Kështu thonë përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri gjatë prezantimit të një raporti të titulluar “Stabiliteti financiar në Kosovë”, tha se janë të kënaqur me ecurinë e zhvillimeve ekonomike në vend.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë stabile duke reflektuar normë pozitive të rritjes.
Ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë stabile duke reflektuar normë pozitive të rritjes. Rritja e importeve dhe e kredisë për sektorin privat reflekton rritjen e kërkesës së brendshme. Konsumi dhe investimet e sektorit privat kanë vazhduar të jenë parësor në zgjerimin e aktivitetit ekonomik në vend”, tha ai.

Megjithatë, theksohet se vështirësitë dhe pasiguritë që aktualisht janë në ekonominë e eurozonës po paraqesin shqetësim edhe për ekonominë e vogël dhe të hapur të Kosovës, kryesisht për shkak të ecurive të mundshme negative që mund të prekin remitencat, eksportet dhe investimet e huaja direkte në ekonominë e Kosovës.

Arben Mustafa, drejtor i Departamentit për Stabilitet Financiar dhe Analiza Ekonomike në Bankën Qendrore të Kosovës, thotë se pavarësisht krizave ekonomike botore është ruajtur stabiliteti financiar në Kosovë.

Aktiviteti i sistemi bankar të Kosovës vazhdon të financohet kryesisht nga burime të brendshme të financimit.
Aktiviteti i sistemi bankar të Kosovës vazhdon të financohet kryesisht nga burime të brendshme të financimit. Kjo parqet një avantazh në stabilitetin financiar për shkak se sitkemi jonë në këto dy, tri vitet e fundit nuk ka qenë i limtuar sa i përket ofertës së fondeve, pra nuk jemi të ekspozuar nga ofertat e fondeve në tregjet e jashtme”, tha ai.

Sektori financiar i Kosovës ka vazhduar të zgjerojë aktivitetin dhe, në të njëjtën kohë, ka arritur të mirëmbajë nivelin e kënaqshëm që qëndrueshmërisë në të gjitha segmentet përbërëse të tij.

Në fund të qershorit 2011, vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit financiar të Kosovës arriti në 3.3 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 15.1 për qind.

Në anën tjetër, edhe njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se stabilitetit financiar në Kosovë, edhe përkundër krizave të eurozonës është i qëndrueshëm.

Milazim Abazi, ekspert i ekonomisë, tha se sistemi bankar në Kosova nuk është i ekspozuar në tregjet ndërkombëtare dhe kjo, siç tha ai, mundëson që Kosova të këtë stabilitet financiar.

Bankat kosovare nuk janë të ekspozuara ndaj tregut ndërkombëtar, i cili është në një krizë financiare. Meqenëse nuk janë të ekspozuara në mënyrë direkte, nuk do të kenë pasoja nga kriza ekonomike. Por, Kosova do të ketë pasojë indirekte në uljen e remitencave të bashkatdhetarëve, pastaj do të ketë rënie të investimeve të huaja, për shkak se në momentin e krizave, tkurren investimet e huaja”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, në raportin e Bankës Qendrore “Stabiliteti Financiar”, thuhet se parashikimet për zhvillimet e aktivitetit ekonomik në vendete e Evropës Juglindore për gjysmën e dytë të vitit 2011 dhe për vitin 2012 mbeten modeste, përderisa rajoni vazhdon të jetë i ndjeshëm ndaj zhvillimeve në ekonomitë e eurozonës në aspektin e tregtisë, investimeve të huaja direkte, pjesëmarrjes së lartë të bankave të huaja dhe dërgesave të emigrantëve.
XS
SM
MD
LG