Ndërlidhjet

Irak: Hashemi fajëson Maliki për krizën


Zëvendës presidenti i Irakut, Tarek al-Hashemi ka thënë se kryeministri Nuri al-Maliki i ka fajet për shpërthimin e fundit të dhunës në vend.

Në një intervistë dhënë shërbimit arab të BBC-së, Hashemi tha se Maliki e kishte nisur një krizë kombëtare, e cila nuk mund të kontrollohet lehtë.

Nga sulmet e djeshme në Bagdad, më shumë se 60 njerëz u vranë dhe qindra u plagosën, gjë që ngjalli frikën e rikthimit të konflikteve në Irak.

Edhe zëvendës presidenti, Tarek al-Hashemi tha se Iraku ka të drejtë të jetë i shqetësuar. Sipas tij, Maliki po kërkonte politikanë patriotë, në vend se të fokusohej në sigurinë e vendit.

Më herët, Hashemi e kishte krahasuar stilin e qeverisjes së Mailikit me atë të Sadam Hyseinit.
XS
SM
MD
LG