Ndërlidhjet

Ahmadinejxhadi viziton Armeninë


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejxhad ka arritur sot në Armeni, për të zhvilluar biseda lidhur me bashkëpunimin ekonomik.

Administrata presidenciale armene bëri të ditur se Ahmadinejxhadi është takuar me homologun e tij, Serzh Sarkisian dhe pritet që të nënshkruajnë disa marrëveshje bilaterale.

Ministria e energjisë e Armenisë tha se një prej marrëveshjeve parasheh fillimin e punimeve në një stacion të energjisë hidroelektrike në lumin Araks, i cili kalon përmes kufirit të të dyja vendeve.

Raportet tregojnë se pjesëmarrja tregtare ndërmjet Iranit dhe Armenisë është rritur nga 206 milionë dollarë në vitin 2009 në 273 milionë vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG