Ndërlidhjet

Përleshje pas varrimit të adoleshentit në Bahrejn


Në Bahrejn kanë ndodhur përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve shiitë, pas funeralit të djaloshit 15 vjeçar.

Raportohet se policia ka lëshuar gaz lotsjellës dhe ka gjuajtur me plumba gome në përleshjet e djeshme, në ishullin e Sitras.

Bëhet e ditur se në mesin e protestuesve ka edhe të lënduar.

Raportohet se djaloshi 15 vjeçar ndërroi jetë të shtunën, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë, në zonën e njëjtë.

Protestuesit thonë se i riu ndërroi jetë, pasi u godit nga një bombole gazi, nga një distancë e afërt.

Autoritetet i kanë vënë në dyshim supozime të tilla dhe kanë urdhëruar fillimin e një hetimi lidhur me rastin.
XS
SM
MD
LG