Ndërlidhjet

logo-print

Liga Arabe: Siria ka tërhequr forcat nga qytetet


Shefi i Ligës Arabe, Nabil al Arabi tha se ushtria siriane i ka tërhequr forcat e saj nga qytetet përreth vendit, por ende në disa vende ka të shtëna me armë zjarri dhe snajperë.

Al-Arabi tha se vëzhguesit janë dërguar në Siri për të parë nëse qeveria i ka mbajtur premtimet për t’i dhënë fund dhunës 10 mujore dhe për të ndihmuar me ushqim popullin e Homsit, një prej qyteteve të kapluar nga trazirat.

Vëzhguesit e Ligës Arabe janë kritikuar nga forcat opozitare siriane se kanë dështuar, deri më tani, që të gjykojnë në mënyrë të duhur nivelin e dhunës.

Në anën tjetër, kryengritësit e armatosur sirianë kanë kapur sot dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë, në kërkim të dy pikave të kontrollit në provincën veriore të Idlibit kanë njoftuar vëzhguesit sirianë për të drejta të njeriut.

Gjithashtu bëhet e ditur se dezertorët e ushtrisë gjithashtu janë përleshur me forcat e sigurisë në një pikë të tretë të kontrollit, duke vrarë dhe lënduar një numër të paspecifikuar të trupave besnike të presidentit Bashar al-Asad.

Vëzhguesit e Ligës Arabe, ndërkohë, janë duke kërkuar pajtueshmërinë e Sirisë me një plan paqësor të Ligës Arabe, që bën thirrje për tërheqjen e trupave të Asadit dhe tërheqjen e tankeve nga rrugët, si dhe bën thirrje për lirimin e të burgosurve dhe fillimin e bisedimeve me opozitën.
XS
SM
MD
LG