Ndërlidhjet

Maqedoni: Pritjet ekonomike për vitin 2012


Qeveria e Maqedonisë
Qeveria e Maqedonisë
Maqedonia nuk mund të pres shumë në planin ekonomik. ngase ka tendencë që kriza ekonomike të thellohet edhe më shumë.

Kjo si pasojë e keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit, thekson Abdulmenaf Bexheti, ekspert i ekonomisë sipas të cilit vendimtare do të jenë tre muajt e parë të fillimit të vitit.

Në asnjë mënyrë nuk ka parakushte dhe potencial për një rritje ekonomike 4.5 për qind, ashtu siç pretendon qeveria. Gjithsesi se rritja ekonomike nuk mund të tejkalojë shifrën e 2.5 për qindëshit në këto kondita, normalisht duke pasur parasysh se çka do të ndodhë gjatë marsit në këtë vit, sa i përket formës së menaxhimit të euro-krizës".

Në asnjë mënyrë nuk ka parakushte dhe potencial për një rritje ekonomike 4.5 për qind, ashtu siç pretendon qeveria.
"Për Maqedoninë si shtet do të jetë shumë e rëndësishme se çka do të ndodhë në prill në samitin e Çikagos, sa i përket ftesës për anëtarësimin në NATO, që unë personalisht jam shumë skeptik. Nga ky zhvillim do të varen investimet e huaja për çka ka shumë nevojë për momentin vendi”, thotë Bexheti.

Nga ana tjetër Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, sugjeron që të anashkalohen inatet politike në funksion të shpërndarjes proporcionale të buxhetit në të gjitha pjesët e vendit.

Fillimisht faktorët politikë shqiptarë duhet të jenë të mobilizuar rreth një çështje të caktuar dhe të lihet anash politika e tradhtarit dhe patriotit, por të gjendet modalitet si të shpërndahen mjetet e pakta në sektorët që do të vënë zhvillime pozitive ekonomike. Gjithsesi, kjo vlen për të dy blloqet, edhe atë shqiptar dhe maqedonas, ngase kjo është në interes të përgjithshëm të të gjithë qytetarëve”, thekson Menderses Kuci.

Ai gjithashtu thotë se përfundimisht në krijimin politikave shtetërore duhet të inkorporohen dhe kërkesat e biznesmenëve të vendit, në mungesë të investitorëve të huaj.

Edhe partitë politike në opozitë shprehen skeptikë sa i përket përmirësimit të klimës në planin ekonomik.
Mendoj se viti 2012 do të jetë vit i krizës, dhe marrë për bazë erën e krizë së eurozonës, ne si Parlament, por dhe Qeveria e Maqedonisë, duhet të jemi shumë të vetëdijshëm...

Mendoj se viti 2012 do të jetë vit i krizës, dhe marrë për bazë erën e krizë së eurozonës, ne si Parlament, por dhe Qeveria e Maqedonisë, duhet të jemi shumë të vetëdijshëm, veçanërisht sa i përket shtrëngimit të rripit në shpenzimet buxhetore, si dhe orientimin e investimeve kapitale që do të mundësonin krijimin e një vlere të re në Maqedoni”, shprehet Izet Zeqiri, nga Rilindja Demokratike.

Edhe partia maqedonase në opozitë LSDM, vlerson se përderisa qeveria është fokusuar në investimet jokapitale, si projekti Shkupi 2014, qarkullimi i mjeteve financiare mbetet i bllokuar.

2012 do të jetë një vit shumë i vështirë në planin ekonomik. Do të jetë i vështirë për shkak se firmat nuk arrijnë të likuidojnë pagesat, dhe gjithnjë e më shumë hyjnë në borxh për shkak të mos pagesave që ka shteti ndaj tyre”, thotë Zoran Jovanovski, nga LSDM.

Por ministri i financave, Zoran Stravevski, shprehet shumë më optimist, duke u thënë se në të dhënat e FMN-së dhe Bankës Botërore, pritjet janë më të larta krahasuar me vendet tjera të rajonit.

Atë që ne si qeveri mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë përmes mjeteve të buxhetit shtetëror është të mbështesim investimet kapitale si dhe krijimin e vendeve të reja të punës, gjithashtu do të ndihmojmë biznesin e mesëm dhe atë të vogël me 100 milionë euro, që të ulet papunësia dhe sa të jetë e mundur më pak të ndjehen pasojat e krizës ekonomike në eurozonë”, thotë ministri Stravevski.
XS
SM
MD
LG