Ndërlidhjet

logo-print

Nikoliq për politikën "Edhe Kosova, edhe BE-ja"


Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SN), Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar se nuk ka hequr dorë nga politika “Edhe Kosova edhe Bashkimi Evropian”, dhe ka shtuar se Serbia nuk mund të heqë dorë nga Kosova, sepse kjo çështje sipas tij është e rregulluar me Kushtetutë.

“Është plotësisht e qartë, Kosova është para BE-së, dhe kështu duhet të jetë në Serbi. Nëse qytetarët në referendum zgjedhin BE-në para Kosovës, unë do ta respektojë një gjë të tillë”, ka thënë Nikoliq, duke theksuar se askush nuk guxon, që të shkelë mbi kushtetutën.

Ai ka thënë se aktualisht publiku serb nuk është në dijeni me marrëveshjet që janë arritur me Prishtinën në dialogun në Bruksel.
XS
SM
MD
LG