Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga ngushëllon Ivanovin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi homologut maqedonas, Gjorgji Ivanov me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

“Me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, ju përcjell juve dhe familjes së tij ngushëllimet e mia. Vdekja e presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë demokratike pluraliste, i cili e bëri tranzicionin e butë e paqësor nga komunizmi në sistemin demokratik, është një humbje për institucionet dhe popullin e Maqedonisë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes Jahjaga.
XS
SM
MD
LG