Ndërlidhjet

Kryeprokurori egjiptian e akuzon Mubarakun për sundim tiran


Po vazhdon gjykimi i presidentit të larguar, Hosni Mubarakut, ndërsa prokurorët kanë filluar të prezantojnë argumentet që Mubaraku dhe bashkëpunëtorët e tij janë fajtorë për vrasjen e më shumë se 800 protestuesve, gjatë kryengritjeve që çuan në përfundimin e sundimit 30 vjeçar të tij.

Kryeprokurori i Egjiptit e ka akuzuar Mubarakun për imponim të sundimit tiran, gjatë 30 vjetëve sa ishte në fuqi.

Këto komente nga kryeprokurori, Mustafa Suleiman erdhën pasi prokurorët filluan prezantimin e argumenteve të tyre në gjykatë.

Mubaraku dhe dy bijtë e tij, përveç akuzave për vrasje, ballafaqohen edhe me akuza shtesë për korrupsion. Ish lideri famëkeq dhe të pandehurit e tjerë kanë mohuar çdo keqbërje.
XS
SM
MD
LG