Ndërlidhjet

Në Ajoha fillon gara e parë për kandidatin republikan


Në shtetin amerikan të Ajohës fillojnë sot garat e para, që do të mbahen në të gjitha shtetet e Amerikës, për të zgjedhur kandidatin republikan, që do ta sfidojë presidentin aktual, Barak Obama, në zgjedhjet e nëntorit.

Votuesit e Ajohës do të mblidhen në takime grupore, për të deklaruar zgjedhjen e tyre për kandidatët në garë.

Sondazhet e fundit tregojnë se në Ajoha, ish-guvernatori i Masequsets, Mit Romnei është në garë të ngushtë me kongresmenin nga Teksasi, Ron Paul, si dhe me ish-senatorin amerikan nga Pensilvania, Rik Santorum.

Sondazhet gjithashtu sugjerojnë se më shumë se 40 përqind të votuesve të Ajohës ishin ende të pavendosur, vetëm disa ditë para takimeve grupore.

Gara në Ajoha do të përcillet një javë më vonë, më 10 janar, në Nju Hempshajër. Ky proces mbarëkombëtar pritet të zgjasë deri në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG