Ndërlidhjet

logo-print

Në Maqedoni sot ditë zie


Në Maqedoni sot është ditë zie, me rastin e vdekjes së ish presidentit, Kiro Gligorov. Presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur do të varroset në Alenë e Kolosëve në Shkup.

Dëshira e tij e fundit ishte që të varroset vetëm nga rrethi familjar, pa ceremoni shtetërore.

Ceremonia komemorative do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në selinë e LSDM-së.

Gligorov ishte president në dy mandate. Gjatë mandatit të parë në vitet e 90-ta udhëhoqi vendin në referendumin për pavarësi dhe ndarjen e vendit pa luftë nga ish federata Jugosllave.

Më 3 Tetor të vitit 1995 , Gligorov mbijetoi atentatin me automobil-bombë në Shkup. Edhe sot e kësaj dite nuk dihen autorët e atentatit.

Me rastin e vdekjes së Gligorovit, familja e tij dhe popullit i Maqedonisë janë ngushëlluar nga personalitet të shumta, si nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, presientja e Kosovës, Atifete Jahjaga, presidentit i Serbisë, Boris Tadiq, etj.
XS
SM
MD
LG