Ndërlidhjet

Timoshenko nën vëzhgim 24 orësh


Zyrtarët e burgut thonë se liderja opozitare e Ukrainës, Julia Timoshenko po mbahet nën vëzhgim 24 orësh të kamerës dhe nën dritat e ndezura.

Avokati i Timoshenkos, Serhij Vlasenko, ka thënë se këto janë “kushte jonjerëzore”.
Ai tha se “drita është e drejtuar kah shtrati ku shtrihet ajo”, duke ia bërë “të pamundur” gjumin.

Vlasenko ka paralajmëruar se ky trajtim do të jetë subjekt i apelit në Komitetin për Pengimin e Torturës së Këshillit të Evropës.

Timoshekno është dënuar me 7 vjet burg nën akuzat për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja e kanë quajtur procesin gjyqësor të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG