Ndërlidhjet

Varroset hiri i Vaclav Havelit


Urna që bartte hirin e Vaclav Havelit është varrosur sot afër varreve të familjarëve të tij në një varrezë në Pragë.

Haveli ishte dramaturgu disident që udhëhoqi revolucionin e vitit 1989, që rrëzoi regjimin komunist, para se të bëhej president.

Ai vdiq më 18 dhjetor në moshën 75 vjeçare.

E veja e Havelit, Dagmar, vëllai i tij, Ivani dhe anëtarët tjerë të familjes si dhe miq të tij, morën pjesë në ceremoninë private në varrezat e Vinohradës në Pragë.

Urna është vendosur të prehet afër varrit të gruas së tij të parë, Olgës , që vdiq në vitin 1996.
XS
SM
MD
LG