Ndërlidhjet

Maqedoni: Varshmëria e gjyqësorit


Ilusrim
Ilusrim
Pushteti gjyqësor në Maqedoni ende nuk ka arritur standardet e kërkuara ndërkombëtare për sistem gjyqësor të pavarur dhe efikas.

Gjatë vitit të kaluar janë miratuar disa akte ligjore në drejtim të rritjes së pavarësisë, përfshirë edhe marrjen e së drejtës së votës së Ministrit të Drejtësisë në Këshillin Gjyqësor Republikan, instancë kjo më e larta në vend për mbikëqyrjen e punës së gjykatave.

Por, të dhënat e prezantuara nga shoqatat e ndryshme dhe ekspertët e kësaj sfere, flasin se megjithatë Maqedonia ngec në drejtim të pavarësimit të gjyqësorit.

Ruhi Bakiu, ligjërues i së drejtës kushtetuese, si problem në mos arritjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, apostrofon ndikimet politike.

...krijojnë mundësi të ndryshme për implikime politike në vendimet që i sjellim gjykatat.
Gjithsesi se ka gisht politika për arsye se në të shumtën e rasteve njerëzit të cilët janë të kyçur në institucionet shtetërore kompetente për të përcjellë punën e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë, shumë pak janë duke ndikuar në drejtim të krijimit të pavarësisë së plotë të institucioneve gjyqësore. Andaj edhe krijojnë mundësi të ndryshme për implikime politike në vendimet që i sjellim gjykatat", thotë Bakiu.

Në fakt, gjatë vitit 2011, janë zhvilluar procese të shumta gjyqësore, që nga partitë opozitare janë vlerësuar si hakmarrje të pushtetit, siç është rasti me mbylljen e televizionit A1, arrestimin e pronarit të saj, Velija Ramkovski, dhe të shumë bashkëpunëtorëve të tij, pastaj rasti i gjykimit të kryetarit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, si dhe raste të tjera.

Ilija Adamçevski nga shoqata “Për gjykim të drejtë”, ka regjistruar edhe ngecje tjera, siç janë procedurat e stërzgjatuara gjyqësore, lëshimet e shumta në aplikimin e masës së paraburgimit, të ekspertizave gjyqësore, të rasteve korruptive, e kështu me radhë.

Nga ankesat e arritura, qytetarët më së shumti kanë vërejtje në stërzgjatjen e masës së paraburgimit dhe të procedurave gjyqësore në përgjithësi.
Nga ankesat e arritura, qytetarët më së shumti kanë vërejtje në stërzgjatjen e masës së paraburgimit dhe të procedurave gjyqësore në përgjithësi. Edhe ne vlerësojmë se ato zgjasin shumë, por, për dallim nga e kaluara, ka lëvizje pozitive, por jo në nivelin e dëshirueshëm”, thotë Adamçevski.

Duke analizuar zhvillimet e një viti më parë, ekspertët nuk presin ndonjë ndryshim pozitiv në raport me rritjen e pavarësisë dhe të efikasitetit të pushtetit gjyqësor.

Rufi Bakiu thotë se institucionet duhet të ndërgjegjësohen se pavarësimi i plotë gjyqësorit ka rëndësi të jashtëzakonshme si për procesin e integrimit, ashtu edhe për zhvillimin e vendit, pasi askush nuk do të investojë në një vend ku nuk ka stabilitet institucional.

Nuk mund të pritet ndonjë optimizëm i theksuar, por kjo duhet të jetë prioritet nga të gjitha institucionet përgjegjëse në drejtim të krijimit të hapësirës për pavarësimin e pushtetit gjyqësor, pasi pa pavarësinë e këtij pushteti nuk mund të kemi edhe zhvillime normale të proceseve tjera në shtet, në veçanti nuk mund të presim zhvillim ekonomik për arsye se askush nuk do të investonte pa pasur një sistem gjyqësor stabil dhe efikas”, shprehet Bakiu.

Ai thekson edhe mospërmbushjen e kriterit tjetër nga gjykatat, atë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në organet e pushtetit gjyqësor.

Ai thotë se në shumë gjykata numri i shqiptarëve është thuajse i papërfillshëm, andaj sipas tij, rritja e përqindjes së përfaqësimit të tyre duhet të jetë prioritet i institucionit pasi është edhe obligim që del nga Marrëveshja e Ohrit.
XS
SM
MD
LG