Ndërlidhjet

Turk emëron mandatarin e Qeverisë sllovene


Presidenti slloven, Danillo Turk, ka emëruar ish-kryebashkiakun e Lubjanës, Zoran Jankoviq, për mandatar të Qeverisë së ardhshme të Sllovenisë.

Partia e tij ka fituar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit, por nuk e ka arritur shumicën absolute.

Javën e ardhshme, Parlamentit i mbetet të konfirmojë mandatarin, ndërsa më pas Jankoviqi ka 15 ditë kohë për të propozuar kabinetin.

Analistët thonë se do ta ketë të vështirë formimin e koalicionit, me të cilin do të kishte shumicën në parlament.
XS
SM
MD
LG