Ndërlidhjet

Militantët lirojnë 17 fëmijët pakistanezë


Burimet zyrtare bëjnë të ditur se militantët talibanë të Afganistanit kanë liruar 17 fëmijë pakistanezë, të cilët ishin rrëmbyer vitin e kaluar, pas kalimit të kufirit, që ishte shënuar dobët, mes dy vendeve.

Grupi prej 20 fëmijësh nga qarku fisnor i Bajaurit po vizitonte zonën Ghaki Pas – një kodrinë kjo piktoreske – gjatë pushimeve të Fiter Bajramit, kur u fut në provincën Kunar të Afganistanit dhe u mor nga militantët.

Tre fëmijë janë liruar nga rrëmbyesit dhe janë ribashkuar me familjet e tyre muajin e kaluar.

Zyrtarët e Bajaurit thonë se po bëhen përgatitje për t’i kthyer fëmijët e sapoliruar nga Afganistani. Ata nuk kanë dhënë hollësi se si ka ardhur deri te marrëveshja për lirimin e pengjeve.
XS
SM
MD
LG