Ndërlidhjet

Burri i Timoshenkos kërkon azil në Çeki


Një e përditshme çeke raporton sot se burri i ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Julia Timoshenko ka kërkuar azil në Republikën Çeke.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një burim të qeverisë çeke që e pohon të njejtën gjë.

Zëdhënësi i Ministrit të Brendshëm, Pavel Novak i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se ministria nuk i komenton kërkesat për azil. Edhe partia e Timoshenkos ka refuzuar të japë komente.

Raportet thonë se Oleksandër Timoshenko ka kërkuar azil në fund të vitit 2011. Sipas gazetës çeke, 51 vjeçari, që ka interesa biznesi në Republikën Çeke, ka mundësi të mira për ta marrë azilin.
XS
SM
MD
LG