Ndërlidhjet

logo-print

Shvarzenbergu konfirmon kërkesën e bashkëshortit të Timoshenkos


Ministri i jashtëm çek, Karel Shvarzenberg e ka konfirmuar sot se 51 vjeçari, Oleksandër Timoshenko ndodhet në Republikën Çeke dhe ka aplikuar për azil.

Ai i ka thënë radios çeke që ministri i brendshëm, Jan Kubika i ka treguar atij personalisht se ministria e ka pranuar kërkesën.

“Nga këto biseda, është e qartë se ministri i brendshëm ka për qëllim që të aprovojë këtë kërkesë për azil. Gjatë një pushimi nga seancat e kabinetit, unë u takova me ministrin e brendshëm, gjatë një pauze dhe e pyeta nëse ishte e vërtetë, pasi që askush nuk kishte diskutuar për këtë çështje me mua. Ai tha ‘po’ dhe mi hoqi dilemat”, tha ministri Shvarcenberg.

Bëhet e ditur se se burri i ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Julia Timoshenko ka kërkuar azil në Republikën Çeke në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG