Pentagoni ka bërë të ditur se Marina e Shteteve të Bashkuara ka shpëtuar 13 detarë iranianë, të mbajtur peng nga piratët në Detin Arab.
Iranianët janë rrugës për në shtëpinë e tyre, ka konfirmuar zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi.
Ky i fundit po ashtu ka thënë se marina amerikane ka kapur 15 piratë, të cilët besohet të jenë somalezë.
Anija e marinës që ka shpëtuar detarët iranianë është pjesë e grupit të aeroplanmbajtësve amerikanë, të cilin Irani e ka paralajmëruar të mos kthehet në Ngushticën e Hormuzit.