Ndërlidhjet

Liga Arabe vlerëson sot misionin në Siri


Ministrat e jashtëm të shteteve të Ligës Arabe pritet të takohen sot për të vlerësuar performansën e misionit të vëzhguesve të Ligës Arabe në Siri.

Misioni, i cili filloi punën në Siri më 26 dhjetor, po shqyrtohet nga kritikët që vënë në pah se misioni nuk ka arritur të ndalë dhunën që forcat e regjimit sirian po e përdorin kundër protestuesve.

Opozita siriane ka kërkuar nga Liga Arabe që ta pranojë se misioni ka dështuar dhe ka bërë thirrje që çështja siriane t’i dorëzohet Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG