Ndërlidhjet

Presidenti i Nigerisë bën thirrje për qetësi


Presidenti i Nigerisë ka bërë sot thirrje për qetësi, pas një varg sulmesh vdekjeprurëse mbi të krishterët, të cilat dyshohet se janë bërë nga militantët islamikë.

Presidenti Gudllak Xhonathën, në një adresim televiziv, ka premtuar se do ta luftojë atë që ai e quajti terrorizëm.

“Kërkoj nga të gjithë nigerianët që ta shmangin hidhërimin dhe të jetojnë së bashku në harmoni dhe paqe. Kudo që ka ndonjë kërcënim për paqen publike, forcat tona të sigurisë do ta zbatojnë ligjin pa frikë apo favorizime”, ka thënë Xhonathën.

Deklaratat e presidentit vijnë pasi më shumë se 30 njerëz u vranë në një varg sulmesh që goditën kishat dhe ndikuan që qindra të krishterë të ikin nga Nigeria Veriore.

Lëvizja e Boko Haramit kishte lëshuar një paralajmërim javën e kaluar, duke u bërë thirrje të krishterëve që të largohen nga zonat kryesisht myslimane të veriut të Nigerisë.
XS
SM
MD
LG