Ndërlidhjet

logo-print

FIFA mbron ata që dëshmojnë për "kurdisjen e rezultateve"


Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka bërë të ditur se do të mbrojë dëshmitarët që dëshmojnë për "kurdisje të rezultateve nga ana e sindikatave kriminale".

Drejtori i sektorit për siguri, Kris Iton, tha se do të merren masa për të mbrojtur "gjyqtarët e futbollit" që do t'i raportojnë rastet përmes telefonit që do të hapet muajin e ardhshëm.

Ai tha se ka raste kur lojtarët janë vrarë me qëllim "mbrojtjen e të ardhurave të paligjshme në vlerë prej miliarda dollarësh".

Federata Botërore e Futbollit ka reaguar pas një sërë skandalesh me rezultate, që kanë ka ndodhur në rreth 60 shtete.
XS
SM
MD
LG