Ndërlidhjet

Ahmadinejxhadi merr pjesë në përurimin e Ortegas


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejxhad ka marrë pjesë ne ceremoninë e përurimit të mandatit të tretë të presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega.

Ahmadinejxhadi ishte i pranishëm në ceremoninë që u mbajt në Managua, përkrahë aleatit të tij, presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez.

Raportohet se Ortega i ka dhënë mbështetje Ahmadinejxhadit për çështjen e mosmarrëveshjeve të Iranit me komunitetin ndërkombëtar, mbi programin bërthamor iranian, duke thënë se: "Shtetet kanë të drejtë ta zhvillojë energjinë bërthamore."

Nga ana tjetër, raportohet se Ahmadinejxhadi e ka përgëzuar Ortegën, duke e quajtur “vëlla revolucionar” dhe duke theksuar se sikurse Irani, edhe Nikaragua është duke luftuar për krijimin e solidaritetit dhe drejtësisë.
XS
SM
MD
LG