Ndërlidhjet

Çekia ua kthen pronat kishave


Qeveria çeke ka rënë dakord të paguajë miliarda dollarë për kompensimin e pronave të konfiskuara nga ish-regjimi komunist.

Sipas marrëveshjes, e cila vjen mbi 22 vjet pas rënies së komunizmit, 17 kisha të vendit do të marrin 56 për qind të pasurisë së tyre të mëhershme, që tani mbahet nga shteti e që kap vlerën e 3.7 miliardë dollarëve.

Ato gjithashtu do të marrin kompensim financiar, që do t’iu paguhet gjatë 30 vjetëve të ardhshëm.

Vendimit të sotëm i duhet edhe miratimi i kuvendit. Ai pritet të kalojë pasi koalicioni qeveritar ka një “shumicë të rehatshme”.
XS
SM
MD
LG