Ndërlidhjet

Azili çek për Timoshenkon, formë e mbrojtjes ndërkombëtare


Autoritetet çeke thanë sot se bashkëshorti i ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Julia Timoshenko ka marrë azilin në këtë vend të Bashkimit Evropian, si një formë e mbrojtjes ndërkombëtare.

Ministri i brendshëm çek, Jan Kubika kishte lajmëruar më 6 janar se Oleksandër Timoshenko kishte aplikuar për azil politik dhe se kërkesa e tij ishte aprovuar.

Megjithatë, ministri çek i tha radios Evropa e Lirë se formulimi i tij i mëhershëm kishte qenë i pasaktë. Ministria e qartësoi përmes një mesazhi elektronik se Timoshenkos i është lëshuar një azil në formë të mbrojtjes ndërkombëtare, e jo azil politik.

Edhe ambasada çeke në Kiev gjithashtu ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se Republika Çeke nuk lëshon azil politik.
XS
SM
MD
LG