Ndërlidhjet

Shqipëri: Arrestohen dy persona të kërkuar në SHBA


Policia në Shqipëri tha se ka arrestuar dy persona të kërkuar në Shtetet e Bashkuara, për shkelje të dyshuara, që involvon një institucion financiar në Klivlend të Shteteve të Bashkuara.

Në njoftimin e policisë thuhet se Zoge Dash Ahmetaj, 69 vjeçare, dhe Qerim Zymer Ahmetaj, 77 vjeçar, të dy shtetas shqiptarë, janë arrestuar në rrethin e Shkodrës, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar në Uashington nëpërmjet Interpolit.

Në njoftim theksohet se dyshimi për pastrim të parave ka ndodhur në fund të vitit 2009 dhe ka involvuar një kompani në Klivlend, por nuk janë dhënë detaje të tjera.

Kundër këtij çifti bashkëshortor, që do të ekstradohet, po zhvillohen hetime edhe për mashtrime eventuale në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG