Ndërlidhjet

OKB dënon “çdo veprim terrorist”


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se sulmet, si ato që vranë shkencëtarin bërthamor të Iranit në Teheran, do të dënohen.

“Çdo veprim terrorist apo vrasje njeriu, qoftë ai shkencëtar apo civil, do të dënohet. Një gjë e tillë nuk është e pranueshme. Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen”, citon zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Eduardo del Buej, deklaratën e zotit Ban.

Shkencëtari iranian, Mustafa Ahmadi-Roshan, është vrarë të mërkurën në Teheran.

Ambasadori i Iranit në OKB, Muhamed Khazai, i ka dërguar letër Ban Ki-munit dhe Këshillit të Sigurimit për të kërkuar dënimin e vrasjes, për të cilën Teherani ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

SHBA ka mohuar përfshirjen në vrasje dhe e ka dënuar atë, ndërsa Izraeli ka refuzuar të komentojë.
XS
SM
MD
LG