Ndërlidhjet

Irak: Rritet shifra në 50 të vrarë e 100 të plagosur


Të paktën 50 njerëz janë vrarë në qytetin jugor irakian të Basras, në kohën kur një sulmues vetvrasës, i maskuar si polic, shënjestroi një grup të pelegrinëve shiitë.

Kreu i Drejtorisë së Shëndetësisë në Basra, Dr. Rijad Abdul – Amir konfirmoi se të paktën 50 njerëz janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur në këtë sulm.

Policia tha se sulmuesi kishte veshur një uniformë policie dhe kishte një kartë identiteti, që i lejonte atij të kishte qasje në një pikë kontrolli, ku pelegrinët shiitë po prisnin për të shënuar përfundimin e Arbainit, një prej ditëve të shenjta në kalendarin shiit.
XS
SM
MD
LG