Ndërlidhjet

Policia: 13 policë të lënduar dhe 42 persona të arrestuar


Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë intervenimit të sotëm ka hasur në rezistencë aktive nga ana e protestuesve, të cilët kanë sulmuar policinë me mjete të ndryshme të forta, si gurë dhe gjësende të tjera të metalta.

Deri më tani, sipas Policisë së Kosovës, njoftohet për 13 policë që kanë pësuar lëndime trupore, e që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërsa bazuar në informacionet e pranuara nga qendra mjekësore, deri më tani 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia njofton se gjate intervenimit janë ndaluar 42 persona, te cilët janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtutjme hetimore.

Sipas policisë, gjatë ditës së sotme ka vazhduar lëvizja e lirë e qytetareve, pavarësisht protestës në dy vendkalimet kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardhë.
XS
SM
MD
LG