Ndërlidhjet

Larg udhërrëfyesit e liberalizimit


Pasaportat e Kosovës
Pasaportat e Kosovës
E fundit nga të gjitha vendet e rajonit, Kosova pritet të nis të enjten dialogun për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Nisjen e këtij procesi thuhet se do ta shënojë vizita në Prishtinë e komisionerës evropiane për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom.

Mirëpo, njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane në Bruksel e Prishtinë thonë se fillimi i dialogut zyrtar nuk nënkupton dhe marrjen e menjëhershme të udhërrëfyesit për këtë proces.

Analistja në Iniciativën Evropiane për Stabilitet, Aleksandra Shtigelmajer, i tha Radios Evropa e Lirë se, në rastin më të mirë, strategjia zyrtare për liberalizimin e vizave do t’i dorëzohej palës kosovare brenda tre apo pesë muajve.

Vet dialogu për viza nuk ka ndonjë domethënie të madhe. BE-ja, tani që katër vite, ka pasur një dialog për viza me Rusinë, ndërsa Rusia nuk është afër liberalizimit të vizave.
Vet dialogu për viza nuk ka ndonjë domethënie të madhe. BE-ja, tani që katër vite, ka pasur një dialog për viza me Rusinë, ndërsa Rusia nuk është afër liberalizimit të vizave. Ajo që është me rëndësi është një udhërrëfyes të cilin e kanë pasur edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, apo nëse BE-ja nuk dëshiron ta quajë ashtu, do të duhej të kishte një katalog të kushteve me premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën menjëherë pas përmbushjes së atyre kushteve”, u shpreh ajo.

Në mungesë të udhërrëfyesit zyrtar të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, autoritetet kosovare patën krijuar një udhërrëfyes të njëanshëm të bazuar në udhërrëfyesit zyrtar të shteteve në rajon.

Komisioni Evropian, deri më tani, ka mirëpritur arritjet në katër shtylla të cilat figuronin në listën e parakushteve për nisjen e dialogut për viza me Kosovën, pra, arritjet lidhur me politikat për riatdhesim dhe ri-integrim, përmirësimin e sigurisë së kufijve dhe atë të regjistrave civil.

Pavarësisht kësaj, tek pas marrjes së listës zyrtare të kushteve që mbeten për t’u plotësuar për t’i liberalizuar vizat me BE-në, sipas Shtigelmajerit, nuk mund të thuhet se ku saktësisht qëndron Kosova në këtë proces.

Ajo theksoi rëndësinë për zbatimin e legjislacionit në fushat e tjera-gjë që sipas saj, do të jetë e nevojshme për t’u mundësuar kosovarëve të lëvizin pa viza për në shtetet evropiane.

Në pyetjen se kur mund të ndodh kjo, Shtigelmajer u shpreh:

Shteteve të tjera u janë dashur një vit e gjysmë apo dy vite, Bosnjës e Shqipërisë i janë dashur më shumë pra tri vite, për t’i përmbushur kriteret.
Shteteve të tjera u janë dashur një vit e gjysmë apo dy vite, Bosnjës e Shqipërisë i janë dashur më shumë pra tri vite, për t’i përmbushur kriteret. Mendoj se edhe Kosovës do të duhej një kohë e ngjashme-diku dy apo tri vite”, tha ajo.

Nisja e dialogut për liberalizimin e vizave me BE-në në Prishtinë interpretohej si “shpërblim evropian” që Kosova ka marrë nga dialogu teknik me Beogradin zyrtar.

Eksperti për integrime, Avni Mazreku, e cilësoi të dëmshme tërheqjen e një paraleleje të tillë.

Ai tha se dialogu Prishtinë-Beograd nuk ndërlidhet me liberalizimin e vizave, por ka se hyn në kuadër të kritereve të samitit të Selanikut të vitit 2003.

Prandaj, bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë do të duhej të shiheshin në kontekst të stabilizimit të marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës e Serbisë. Rrejdhimisht, në kontekst të stabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjësisë së mirë”, theksoi ai.

Në vitin 2009, Komisioni Evropian kishte hequr vizat për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, ndërkaq në fund të vitit 2010 vizat për në shtetet evropiane u liberalizuan edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës.

Liberalizimi i vizave thuhet se nuk duhet të ndërlidhet me agjendën e integrimit evropian të Kosovës, në të cilën, vlerësohet se mbesin ende më tepër sfida.
XS
SM
MD
LG