Ndërlidhjet

Ukraina kërkon sërish çmim më të ulët të gazit rus


Ukraina pritet që sërish të bëjë presion për një reduktim të ndjeshëm të çmimit që paguan për importin e gazit nga Rusia, gjatë raundit të ri të bisedimeve, të paralajmëruara se do të mbahen sot në Moskë.

Në takimin e sotëm pritet të tokohen ministri ukrainas i Energjisë, Juri Boiko dhe shefi rus i kompanisë shtetërore të gazit, Gazprom, Aleksei Miller.

Raportohet se Ukraina shpreson të shohë reduktim të çmimi të gazit deri në 250 dollarë për 1000 metër kub, nga çmimi prej 416 dollarësh.

Këtë çmim momental, sipas kontratës së tanishme 10 vjeçare, Ukraina e quan të tepërt dhe e konsideron si një problem për ekonominë në vështirësi të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG