Ndërlidhjet

Wikipedia proteston


Wikipedia
Wikipedia

Bota është mësuar me protestat e “Ditës së Zemërimit”, ku turma të njerëzve dalin nëpër rrugë dhe bëjnë thirrje për ndryshime politike.

Por “Dita e Errësirës” është diçka e re.

Është diçka që faqja e internetit Wikipedia po e dëshmon sot, pas mbylljes së versionit në gjuhën angleze të faqes në orën 6 të mëngjesit, për 24 orët e ardhshme.

Një veprim i tillë po bëhet me qëllim të fokusimit të vëmendjes në një legjislacion të propozuar nga Kongresi Amerikan, që shumë shërbime të internetit thonë se është një kërcënim për rritjen dramatike të aftësisë së qeverisë për ta kontrolluar këtë medium.
Dhe për shkak që shumica e Internetit – veçanërisht rrjetet e mëdha sociale- e ka bazën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shërbyesit e internetit paralajmërojnë se legjislacioni mund të ketë ndikim edhe në faqet e internetit gjithandej nëpër botë.

Në esencë, legjislacioni i vë interesat e dy industrive të fuqishme kundër njëra-tjetrës.

Në njërën anë është industria argëtuese, e cila për dekada ka kërkuar legjislacion më të ashpër për ta ulur piraterinë e materialeve të veta në internet.

Kompanitë muzikore dhe filmike thonë se ato humbasin miliarda dollarë në vit, pasi që përdoruesit e internetit kopjojnë materialet e mbrojtura nga e drejta autoriale, duke i shkarkuar ato pa para në internet.

Në anën tjetër kemi industrinë e kibernetike. Është një botë që lulëzon në risi dhe në lirinë e informimit. Gjithashtu është një botë që në përgjithësi nuk i merr me të mirë industritë e jashtme apo qeverinë që mundohet ta kontrollojë atë.

Ajo çfarë industria e muzikës dhe filmit duan të bëjnë është zhvendosja e barrës së përgjegjësisë për goditjen e piratëve nga agjencitë e zbatimit të ligjit te kompanitë e internetit.

Në muajt e fundit, mekanizmi kundër piraterisë ka rezultuar me propozimet e ligjvënësve nga të dyja dhomat e Kongresit, që do të mund të sillnin vota më vonë këtë vit.

Por edhe përderisa propozimet po shkruhen, kompanitë e internetit janë lëshuar në kundërsulm.

Ato thonë se një legjislacion i tillë do t’i jepte qeverisë më shumë liri veprimi për të vënë kufizime në faqet e internetit, pa kaluar nëpër sistemin gjyqësor.

Një gjë e tillë, sipas tyre, do të ndikonte në dëmtimin e risive dhe të drejtave të lirisë së shprehjes.

Olivia Solon, një redaktore në një faqe britanike të internetit, një magazinë rreth kulturës digjitale, thotë se duke u mbështetur në një legjislacion të tillë, si ai që është propozuar, autoritetet do të mund të kërkonin nga makineria e kërkimit që të largojnë lidhjet nga faqet me të drejta të autorit. Kjo gjë do t’i bllokonte këto faqe te përdoruesit.

Problemi me bllokimin është se ka mundësi që të jetë një rrjet i madh që përmban me qindra e mijëra artikuj, por nëse një faqe e huaj e internetit ndodhë që të ketë një ose dy artikuj që kanë cenuar përmbajtjen, atëherë teorikisht SHBA-ja mund të bllokojë të gjitha blogjet brenda këtij rrjeti, si pasojë e pjesëve të një ose dy artikujve nga përmbajtja e cenuar”, thotë Solon.

Ajo shton se teknika kryesore e legjislacionit të propozuar, për të trajtuar faqet e cenuara, do të jetë shfarosja e mekanizmave të financimit, si PayPal, Google AdWords, dhe Visa.

Solon thotë se shërbyesit e internetit dëshirojnë që kompanitë muzikore dhe filmike të zgjidhin çështjet e privatësisë duke qenë më shumë kreativë në mënyrën se si i plasojnë në treg produktet e tyre:

Problemi është se pronarët e kompanive respektive nuk e kanë krijuar një alternativë që është më e mirë se pirateria.
Shumica e njerëzve thonë se kjo çështje nuk po trajtohet ashtu siç duhet. Problemi është se pronarët e kompanive respektive nuk e kanë krijuar një alternativë që është më e mirë se pirateria. Ata kalojnë shumë kohë duke provuar që të kapen në modelet e tyre të vjetra të biznesit – si në tregun e DVD-ve e të CD-ve – kur në të vërtetë, ajo çka ata duhet të bëjnë është krijimi i një alternative të mrekullueshme që u pëlqen përdoruesve të përmbajtjeve piraterike”.

Deri tani, protesta nga kompanitë e internetit duket se ka filluar të ketë sukses. Sikurse Wikipedia, të paktën një medium social në internet, Re-eddit, e ka bllokuar faqen e vet për 24 orët e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë ka thënë përmes një lajmërimi në faqen e saj të internetit, gjatë fundjavës së fundit, se nuk e përkrahë një legjislacion që redukton lirinë e shprehjes, që rritë rreziqet kibernetike apo që saboton Internetin.(v.k.)


XS
SM
MD
LG