Ndërlidhjet

Holanda mbështet euro-integrimin e Kosovës


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur sot ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosh. Dy zyrtarët mësohet të kenë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike si dhe për dialogun teknik.

Bosh, në emër të vendit që përfaqëson, ka theksuar mbështetjen për shtetin kosovar në rrugën e integrimeve evropiane.

Sa i përket dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që po zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se bisedimet janë në funksion të stabilitetit dhe të paqes në rajon, ndërsa kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve, të arritura deri më tash.
XS
SM
MD
LG